VLEN: Ali Ahmeti sakrifikoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit për Ballkanin e Hapur

Nga Xh M
1,154 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, për më shumë se dy dekada u përdor nga BDI-ja për përfitime politike, pasi partia e Ahmetit e paraqiti atë si themelin e veprimit të saj politik dhe e vendosi në qendër të narrativës së saj politike

Megjithatë, gjatë viteve të promovimit të Ballkanit të Hapur, u krijua përshtypja se prioritetet politike të Ali Ahmetit ndryshuan. Në vend që energjia institucionale dhe politike të përqendrohej në konsolidimin e plotë të arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, BDI dhe Ali Ahmeti u shndërruan në mbështetësit më të zëshëm të një projekti rajonal të udhëhequr kryesisht nga Serbia.

Kjo ngre një pyetje legjitime politike: a u investua kapitali politik i fituar nga Marrëveshja e Ohrit në një projekt që nuk ishte prioriteti kryesor i shqiptarëve dhe që nuk gëzonte konsensus mbarëshqiptar?

Përballë këtij realiteti, lind një tjetër pyetje: çfarë fituan shqiptarët nga ky investim i madh politik? A u avancuan më tej të drejtat e garantuara nga Marrëveshja e Ohrit?

Përgjigja është JO.

Kjo dëshmohet edhe sot. BDI po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, një e drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Për më shumë se dy dekada, kjo parti nuk arriti ta realizojë këtë obligim, ndërsa sot kundërshton miratimin e tij vetëm sepse nisma ligjore është ndërmarrë nga VLEN.

Mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk nënkupton vetëm përmendjen e saj në fjalime. Ajo kërkon angazhim të vazhdueshëm për zbatimin e plotë të saj dhe për vendosjen e interesit të shqiptarëve mbi çdo projekt politik që dëmton rajonin dhe interesat kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër