LDP kërkon qendra familjare për parandalimin e dhunës mes të miturve në çdo komunë: Më mirë të parandalojmë sesa të “shërojmë”

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Pas rasteve të fundit të dhunës në Gostivar dhe festave të dasmave me të shtëna armësh, Partia Liberale‑Demokratike (LDP) propozon hapjen e Qendrave Familjare në çdo komunë, thuhet në njoftimin e LDP‑së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryetarja e LDP‑së dhe deputete në Kuvend, Monika Zajkova, si dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Boban Jankoski, bëjnë thirrje për veprim të shpejtë për uljen e rasteve të dhunës mes të miturve.

„LDP propozon formimin e Qendrave Familjare në çdo komunë. Në to do të ketë sociologë, psikologë, punonjës socialë dhe terapistë familjarë, të cilët do të punojnë me fëmijët, por edhe me prindërit. Këto qendra do të jenë kompetente të japin këshilla, të dëgjojnë problemet, por edhe të ofrojnë edukim. Më mirë është të parandalojmë sesa vazhdimisht të ‘shërojmë’ diçka që ndonjëherë as nuk shërohet. Parandalimi nuk është shpenzim, parandalimi është investim në të ardhmen e Maqedonisë“, thotë Zajkova në deklaratën video.

Jankoski në video thekson se investohet shumë pak në parandalim, ndërsa pritet tepër gjatë që problemi të bëhet serioz.

„Çdo ditë shohim video me dhunë mes të miturve. Këta fëmijë nuk lindin dhunues, ata janë produkt i një sistemi që reagon ngadalë, i një shoqërie që neglizhon familjen, edukimin dhe shëndetin mendor“, thotë anëtari i Kryesisë së LDP‑së, Jankoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër