Ahmeti pret në takim lamtumirës ambasadorin Ludva: Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tij për dy vendet tona

Nga D V
1,416 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva, të cilin Ahmeti e cilëson edhe si mikun e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Sot prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva, mikun e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të vendit tonë.
Në këtë takim vlerësuam bashkëpunimin e deritanishëm dhe shkëmbyem mendime për zhvillimet politike, integrimin evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Nënvizova rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të barazisë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ambasadorit Ludva i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër