Kujdes/ Java vazhdon me temperatura ekstreme, në disa zona termometri do të arrijë 40°C

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht Zhurnal.mk – Moti për nesër do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në zonat malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të nxehtë, ku temperaturat ditore në disa vende do të arrijnë deri në 40°C. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër