Inçizoi objektin ushtarak në Radozhë, arrestohet shtetasi gjerman

Nga D. V.
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Dje, në orën 14:30, në fshatin Radozhdë të Strugës, është privuar nga liria A.S. (56) nga Gjermania, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe përgatitje e skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”, sipas nenit 350 të Kodit Penal.

Ai është kapur duke filmuar me dron postën ushtarake në fshatin Radozhdë, pronë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonë ku xhirimet janë të ndaluara.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër