Apeli ia rriti dënimin në 20 vjet burg, Ilija Panov, i dënuar për vrasjen e partneres

Nga I.A
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim me të cilin e ka rritur dënimin me burg për Ilija Panovin nga Kavadarci, i dënuar për vrasjen e partneres së tij jashtëmartesore, Suzana Serenakova. Në vend të 16 viteve të shqiptuara fillimisht, ai tani është dënuar në mënyrë të formës së prerë me 20 vjet burg.

Nga Prokuroria Themelore Publike Kavadarci për “SDK” kanë konfirmuar se gjykata e shkallës së dytë e ka pranuar ankesën e tyre në lidhje me lartësinë e sanksionit. Njëkohësisht, ankesa e paraqitur nga i akuzuari është refuzuar.

Rasti ka të bëjë me vrasjen që ka ndodhur në janar të vitit 2025 në një banesë në Kavadarci, ku qëndronte viktima. Trupi i saj disa ditë më vonë është gjetur nga e bija.

Sipas gjetjeve të ekspertizës mjeko‑ligjore, shkaku i vdekjes ka qenë mbytja, pasi goja dhe hunda i janë mbyllur me forcë. Ekspertiza psikiatrike ka treguar se i akuzuari në momentin e kryerjes së veprës ka qenë plotësisht i përgjegjshëm.

Edhe pse Panov gjatë procedurës pretendonte se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, aktakuza është mbështetur me prova të ADN‑së të gjetura në rrobat dhe nën thonjtë e viktimës. Për më tepër, ekspertizat kanë konstatuar edhe lëndime mbrojtëse te Serenakova, të cilat tregojnë se ajo është përpjekur të mbrohej gjatë sulmit.

Për veprën penale “vrasje në dhunë familjare”, për të cilën Panov u dënua, Kodi Penal parashikon dënim me burg prej së paku 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër