Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

Nga Xh M
1,248 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 8 gusht Zhurnal.mk – Sot (08.08.2026) rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelier, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, “Peugeot” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari dhe “Opel Astra” me targa të Shkupit i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi.

Në aksident, mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63).
Shoferi i automjetit “Peugeot”, N.S. (34), ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes po kryen kqyrjen Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit në bashkëpunim me ekipin nga DPB Gostivar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër