Turistët e huaj në Berat, mes gastronomisë dhe shijes shqiptare

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Pushuesit e huaj që vizitojnë qytetin e Beratit, tashmë mund të shijojnë edhe një tjetër përvojë autentike shqiptare: ushqimin dhe gastronominë tonë.

Një grup i madh turistësh të huaj në Berat, kanë përjetuar një përvojë ndryshe si pjesë e kuzhinës në “Castle Park”, duke gatuar receta të ndryshme shqiptare, që nga hapja e petëve, te përgatitja e byrekut, pastrimi dhe prerja e perimeve, ndërsa kanë shijuar verën shqiptare mes ritmit të muzikës dhe valleve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, këtë atmosferë të veçantë mes turistësh në “Castle Park” në Berat.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, vijon të zgjojë interesin e turistëve në çdo stinë të vitit, duke u renditur ndër destinacionet më të vizituara në Shqipëri.

Rrugicat me kalldrëm të Kalasë dhe lagjet historike të Mangalemit e Goricës mbeten pikat më të frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga trashëgimia kulturore, muzetë, kishat dhe xhamitë që mbart qyteti.

Interes të veçantë turistët tregojnë sidomos për muzetë e qytetit, ku njihen me historinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.

Përveç turizmit historik, Berati tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe për turizmin natyror dhe atë të aventurës.

Zonat përreth qytetit, si fshatrat turistikë me agroturizme të zhvilluara, mali i Tomorit, ujëvara e Bogovës dhe kanionet e Osumit, janë tashmë pjesë e rëndësishme e ofertës turistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër