Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes

Nga D. V.
1,534 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Pas videos së publikuar dhe reagimeve të ashpra në publik, kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi mbrëmë se ka filluar pastrimi me mekanizim i deponisë së rrezikshme në Radushë, e cila besohet se është kërcënuese për mjedisin dhe burimit Rashçe.

“Në vazhdën e aksioneve për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ndërmorëm aksion për pastrimin e deponisë në vendbanimin Radushë.

Ky është një tjetër hap në përpjekjet tona për të krijuar hapësira më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët.”, njoftoi Elmazi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër