Bozhinovska dhe sekretari shtetëror gjerman Virmer biseduan për tranzicionin energjetik dhe bashkëpunimin me BE‑në

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup realizoi takim me Kristian Virmer, sekretar shtetëror për Evropë dhe çështje ndërkombëtare dhe zëdhënës i qeverisë së landit gjerman Renania Veriore‑Vestfalia.

Në takim u shkëmbyen mendime për proceset në sektorin energjetik, me fokus të veçantë në sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne.

Ministrja Bozhinovska prezantoi reformat për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, përshpejtimin e tranzicionit dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Theks i veçantë u vu mbi zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe lidhjen energjetike rajonale për qëndrueshmëri më të madhe të sistemit.

Gjatë bisedës u shqyrtuan përvojat e Renanisë Veriore‑Vestfalisë si një nga rajonet më të rëndësishme industriale evropiane që po zbaton proceset e dekarbonizimit.

Të dyja palët theksuan se shkëmbimi i njohurive dhe praktikave të mira është kyç në fushën e efikasitetit energjetik, burimeve të ripërtëritshme dhe krijimit të kushteve për investime të reja.

Përdorimi i përvojave nga partnerët evropianë të zhvilluar u vlerësua si pjesë e rëndësishme e modernizimit të sektorit energjetik maqedonas.

Në takim u konkludua se ekzistojnë mundësi të mëdha për forcimin e bashkëpunimit institucional në kontekst të eurointegrimeve dhe tranzicionit energjetik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër