Tiranë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Sipërmarrjet shqiptare në fushën e bujqësisë po konsolidojnë profilin e tyre të suksesshëm edhe në tregjet ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu solli sot shembullin e kompanisë “Zdrava SHPK”, një sipërmarrjeje që sipas saj, “ka ditur të rritet bashkë me fermerët, të investojë në teknologji dhe ta kthejë prodhimin vendas në produkt konkurrues për tregjet ndërkombëtare”.
Koçiu theksoi se prej më shumë se 20 vitesh, kjo kompani ka ndërtuar një histori të qëndrueshme në agropërpunim, me mbështetjen e programeve të qeverisë, investimet në teknologji dhe bashkëpunimin me fermerë si Xhuljan Doda, duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.
“Mbështesim sipërmarrjet, fermerët dhe çdo investim që rrit vlerën e produkteve shqiptare dhe i jep më shumë mundësi zhvillimit të ekonomisë”, u shpreh Koçiu.
