Shasivari – Le Rigoler: Mbështetja francize kyçe për reformat dhe integrimin evropian

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Christophe Le Rigoler, ku u konfirmuan bashkëpunimi i shkëlqyer dhe përkushtimi i përbashkët për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimin evropian të vendit.

Ministri Shasivari theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e përshpejtuar të reformave në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe detyrimet e lidhura me Klasterin 1 – Vlerat Fundamentale.

„Franca është partner i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përmbushjes së standardeve evropiane“, porositi ministri Shasivari.

U veçua mbështetja franceze përmes angazhimit ekspert të Cécile Maroni, e cila ofron mbështetje profesionale për Ministrinë e Drejtësisë në procesin e integrimit evropian.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë klimatike dhe mjedisore, në kuadër të projektit rajonal „Konvergjenca e drejtësisë klimatike dhe mjedisore“ (CEJ Convergence).

Mbështetja e vazhdueshme ekspertize dhe institucionale do të kontribuojë në krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër