ASH: Nga 46 kandidatë, vetëm 1 shqiptar – VLEN heshtë!

Nga D V
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për listen e fundit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes ku nga 46 të punësuar vetëm një është shqiptar.

Reagimi i plotë:
Lista preliminare e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të ri përmban 46 kandidatë, prej të cilëve vetëm një është shqiptar. Kjo tregon se në institucionin që përgatit kuadrin e ardhshëm ushtarak shqiptarët janë reduktuar në një përfaqësim thjesht simbolik.

VLEN edhe përkundër pozicioneve që ka në këtë qeveri por edhe në Ministrinë e Mbrojtjes heshtë përpara këtyre shifrave.

Të jesh në pushtet, të thirresh në përfaqësim të shqiptarëve dhe të mos jesh në gjendje të sigurosh përfaqësim elementar për bashkëqytetarët e tu shqiptar nuk është pushtet,por është vetëm dekor.

VLEN si pjesëmarrëse në qeveri si pjesë e pushtetit duke pasur edhe zëvendësministër të Ministrisë së Mbrojtjes është dashur që të bëjë më shumë në këtë drejtim, të bëjë çmos që të nxisë, lehtësojë dhe ndihmojë të rinjtë shqiptarë që sa më shumë të aplikojnë dhe të pranohen, me qëllim të rritjes së numrit të shqiptarëve në mbrojtje, kjo listë preliminare është dëshmi e qartë se nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, dhe kjo padyshim se është dështimi i radhës i VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarim të menjëhershëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake, si dhe përgjegjësi politike nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri. Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por përfaqësim të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz në institucionet e shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër