Paga mesatare ra për 1.163 denarë në qershor

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Paga mesatare neto në Maqedoni në qershor ka qenë 48.381 denarë, që është për 1.163 denarë më pak se paga e majit prej 49.544 denarë, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Edhe pse në nivel vjetor pagat janë rritur për 6,4%, rënia mujore është shifër që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt në buxhetin familjar.

Statistika tregon se në nivel mujor paga mesatare neto nominale është ulur për 2,3%. Kur merret parasysh inflacioni, rënia reale është 1,9%. Megjithatë, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, paga mesatare është më e lartë nominalisht për 6,4%, ndërsa rritja reale është 3,4%.

Sektori me pagën më të ulët mesatare në qershor ka qenë ai i objekteve për akomodim dhe shërbime ushqimore, me vetëm 34.200 denarë. Nga ana tjetër, më të lartat kanë qenë pagat në sektorin e informacionit dhe komunikimeve, me 88.262 denarë – diferencë prej 54.062 denarë mes dy sektorëve.

Serbia e rriti pagën minimale në 600 euro, në Maqedoni është rreth 424 euro

Qeveria e Serbisë miratoi nivelin e pagës minimale për periudhën janar–dhjetor 2027. Çmimi minimal i punës, pa tatime dhe kontribute për sigurimin social, do të jetë 405 dinarë neto për orë pune.

„Propozimi i Qeverisë ishte që vlera e orës minimale të punës të rritet nga 371 në 405 dinarë, me çka paga minimale në Serbi do të rritet nga 64.554 (mesatarja për 12 muaj) në 70.470 dinarë (600 euro), si dhe të rritet pjesa e patatueshme e të ardhurave nga 34.221 në 37.369 dinarë,“ raportuan mediat serbe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër