“Zbërthehen” kamerat e sigurisë së “Principotes”, Sokrat Vatës dhe të tjerëve iu deshën vetëm 6 minuta, ja si u vra 20-vjeçari portugez në Ksamil

Nga Xh M
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ksamil, 22 gusht Zhurnal.mk – Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë së Sarandës lidhur me vrasjen e turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, disa ditë me parë në Ksamil. Sipas dosjes të publikuar në media, përplasja mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi rreth orës 05:15 të mëngjesit dhe brenda pak minutash është përshkallëzuar me një konflikt fizik, i cili përfundoi me tragjikisht, me vdekjen e 20-vjeçarit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar me detaje lëvizjet e personave të përfshirë dhe momentet e përleshjes. Gjatë konfliktit 20-vjeçari Luis Mendes është goditur me grushte nga disa persona, ndërsa më pas Sokrat Vata i është afruar dhe e ka goditur disa herë me thikë në trup. Pas tij, është afruar edhe David Heurtevent, i cili dyshohet se ka goditur me grushte viktimën gjatë përleshjes.

Përleshja mes tyre ka përfunduar në orën 05:20, ku kamerat e sigurisë kanë kapur Sokrat Vatën të gjakosur teksa largohet në drejtim të lokalit të “Principotes”, i cili shoqërohet nga kamarieri Ildi Cekani.

Çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë sipas dosjes:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër