Elbasan, 25 gusht Zhurnal.mk – Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes të Shqipërisë, rreth orës 15:37.
Tërmeti, wshtw raportuar të jetë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar, raporton TCh.
Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km.
