Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht Zhurnal.mk – Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.

Me të mbërritur përpara ambientit ku po mbahet i prangosuri, qytetarët kanë shpërthyer në koret e tyre me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë.

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur protestuesit njëzëri në kor, duke kërkuar që pas tij të arrestohet edhe kreu i qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër