Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së

Nga D V
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi Zëvendëskryesuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.

Me zgjedhjen e saj, Bytyqi do të ushtrojë pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se mandati i Bytyqit në këtë pozitë do të jetë 3-vjeçar dhe fillon nga 27 gushti 2026.

Gjyqtarja Bytyqi pas zgjedhjes si zëvendëkryesuese tha se do të punojë në avancimin e sistemit gjyqësor dhe njëherësh falënderoi anëtarët për besimin e dhënë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër