Prishtinë, 27 gusht ZHurnal.mk – Nga takimi i një dite më parë mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dolën në publik disa emra për të cilët pretendohet se u përmenden si kandidatë për postin e presidentit.
Mes tyre edhe Nikë Gjeloshi e Blerim Shala.
Gjeloshi për Klan Kosova se deri më tani nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Kurtin apo Abdixhikun.
“Unë personalisht jo. Kam pasur njoftime se do të ketë biseda e të tjera, por nuk i kam takuar ende”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.
Megjithatë, ai shprehet i gatshëm ta marrë përgjegjësinë nëse i ofrohet zyrtarisht kandidatura për president.
Për postin e presidentit është përfolur edhe emri i publicistit Blerim Shala.Në komunikimin me Klanin, Shala, që kishte funksione në shumë procese gjatë shtetndërtimit , tha se nuk ka pasur kontakt me subjektet politike, e nuk është kandidat për president.
Televizioni tentoi të ketë kontakt edhe me personalitete tjera që u përmenden si propozime potenciale, sic është Haki Demolli, por përgjigje nuk mori.
Konfirmim nuk pati as nga Faton Bislimi, që nuk kishte pohuar e as mohuar mundësinë që të marrë këtë post.
