Biçikleta “shoqëruesja ideale” për të zbuluar Shkodrën

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Shkodra, e njohur si “qyteti i biçikletave”, po e shndërron këtë traditë të hershme në një element të rëndësishëm të turizmit të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve me biçikleta në Shkodër, duke e cilësuar biçikletën si “shoqëruesen ideale” për të zbuluar qytetin dhe destinacionet e tij kulturore e historike.

Në Shkodër biçikleta nuk është vetëm një mjet transporti, por pjesë e mënyrës së jetesës dhe e identitetit të shkodranëve.

Tradita e përdorimit të saj, e ndërthurur me terrenin e përshtatshëm, e bën Shkodrën një destinacion për zhvillimin e turizmit me biçikleta.

Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët, që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, liqeni i Shkodrës, zona e Shirokës dhe Zogajt, si dhe zonat malore si Thethi një nga perlat e Alpeve Shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër