Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë

Nga D V
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Një person është shoqëruar në stacionin policor në Klinë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale fotografi ku shihej me armë zjarri në dorë.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 13:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia.

Gjatë deklarimit të tij, ai ka thënë se arma i përket një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër