Ahmeti në pritjen për Ditën Kombëtare të Zvicrës: Marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të thellohen

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të ambasadorit zviceran në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Christoph Sommer.

Përmes një postimi në fejsbuk profilin e tij, Ahmeti ka përcjellë urimet e tij për popullin dhe institucionet zvicerane, duke theksuar rëndësinë e Zvicrës si një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

“Zvicra është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, me një kontribut të çmuar ndër vite në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka veçuar edhe rolin e diasporës nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve.

“Njëkohësisht, ajo është shtëpi e dytë për një pjesë të madhe të diasporës sonë, e që përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë”, është shprehur Ahmeti.

Në fund, kreu i BDI-së ka uruar që miqësia dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës të vazhdojnë të thellohen, mbi bazën e vlerave të përbashkëta, respektit dhe mirëkuptimit reciprok.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid0WzEgthQKKvXSWhRkyzyfZef4Fr7ekjTLwCgDLrRp6CEe8TkcRG2zEvL9Vm28SCPRl

artikuj të ndërlidhura