Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator, në orën 14:00, të bashkohen në një marshim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përcjell Zyrtare.

Ahmeti, përmes një postimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë për, siç shprehet ai, ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Pas çdo sakrifice dhe pritjeje duhet të triumfojnë drejtësia dhe liria”, ka shkruar Ahmeti.

Në fund të mesazhit, ai ka theksuar mbështetjen e tij për luftëtarët dhe heronjtë e luftës dhe të paqes, duke përmbyllur me thirrjen: “Për luftëtarët tanë, për heronjtë e luftës dhe të paqes, për UÇK-në!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër