Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK0-së, Arben Gashi i ka reaguar ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqi, duke këmbëngulur se ajo që ka deklaruar për ministrin është e vërtetë.
Gashi, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar drejtpërdrejt Rashiqit.
“Rashiq, po ta kushtoj një status të shkurtër. Krejt çka kam thënë është e vërtetë”, ka shkruar Gashi.
Ai më tej pretendon se Rashiq, gjatë një takimi jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme, kishte folur për rastin e djalit të tij të mitur dhe lëndimin e dorës së tij.
“Vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, në atë kohë i kishte thënë Rashiqit se integrimi është i mundur.
“Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale”, ka shkruar ai.
Reagimi vjen pasi të hënën gjatë ditës ministri në detyrë Nenad Rashiq mohoi pretendimet e Gashit, duke i cilësuar akuzat e deputetit si “gënjeshtra banale”.
