Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i kësaj partie është mbledhur për përgatitjet lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet më 9 shtator, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ku pritet të diskutohet për vazhdimin e seancës konstituive dhe qëndrimet e partisë për këtë proces.

“I kemi përgatitje e zakonshme, për këtë jemi mbledhur (përgatitje e seancës konstituive). Pasi ta përfundojmë këtë takim do të deklarohemi”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër