Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se aktualisht Ministria nuk ka informacione për bashkim kartel të blerësve të produkteve bujqësore, por theksoi se, nëse ka indicie për një praktikë të tillë, institucionet do të ndërhyjnë.
Durmishi tha se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës do të dalë në terren dhe do të kontrollojë subjektet përkatëse, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen brenda mundësive që lejon ligji.
Ai theksoi se të dhënat për çmimet publikohen çdo muaj nga Enti Shtetëror i Statistikës, ndërsa Inspektorati i Tregut kryen kontrolle në terren.
“Po presim që këto ditë të publikohen të dhënat dhe të shohim se cila është gjendja me çmimet në gusht. Do t’i krahasojmë të dhënat dhe do ta informojmë opinionin”, tha Durmishi.
