Rama: Hekuran Murati nuk e nënshkroi marrëveshjen, dështoi granti gjerman për “Pastrimin”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas njoftimit të KfW-së për dështimin e grantit të Qeverisë gjermane për projektin e “Pastrimit”.

Rama ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Financimit, duke e cilësuar këtë si shkak të dështimit të projektit.

“E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente. Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se situata me mbeturinat në kryeqytet është e rëndë dhe se qytetarët nuk duhet të paguajnë pasojat e, siç i ka quajtur, “bllokadave”.

Për këtë arsye, Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për krijimin e Ndërmarrjes Komunale të Pastrimit, me synimin që problemi të zgjidhet përmes kompetencave të Kryeqytetit.

“Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si Kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë”, ka deklaruar Rama, duke paralajmëruar se çështja do të trajtohet me urgjencë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër