Rusi–Koreja e Veriut hapin lidhjen e parë rrugore mbi lumin Tumen

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moskë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur për herë të parë një lidhje rrugore mes dy vendeve, përmes një ure mbi lumin Tumen, ngjarje që kryeministri rus Mikhail Mishustin e cilësoi si “historike”.

Mishustin tha sot se ndërtimi i urës, e cila është rreth 1 kilometër e gjatë, përfundoi brenda 16 muajve.

Ura mund të përballojë deri në 300 automjete në ditë dhe do të lidhë Korenë e Veriut me korridorin ndërkombëtar të transportit “Perëndim-Lindje” të Rusisë, që shtrihet nga Vladivostoku deri në Shën Peterburg.

Moska dhe Pheniani ranë dakord për ndërtimin e urës në vitin 2024.

Deri tani, dy vendet lidheshin me rrugë tokësore vetëm përmes një ure hekurudhore të hapur në vitin 1959.

Rusia dhe Koreja e Veriut ndajnë pak më shumë se 17 kilometra kufi tokësor, përgjatë lumit Tumen.

Koreja e Veriut është një aleate e rëndësishme e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, e nisur në vitin 2022.

Sipas vlerësimeve të shërbimit inteligjent të Koresë së Jugut, Pheniani i ka furnizuar forcat ruse me municione dhe ka dërguar deri në 15 mijë ushtarë për të mbështetur Moskën në luftë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër