Serafimovski: Janë konfirmuar 64 vatra të lisë te delet, janë regjistruar rreth 10.000 krerë të ngordhur

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator Zhurnal.mk – Në vend deri tani janë konfirmuar 64 vatër të lisë te delet, ndërsa institucionet kompetente e ndjekin çdo ditë situatën dhe marrin masa për të ndaluar përhapjen e infeksionit, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pjesa më e madhe e vatrave – gjithsej 50 – janë regjistruar në Rajonin Lindor, shtatë në Rajonin Verilindor, gjashtë në Rajonin e Vardarit dhe një në Rajonin e Shkupit. Në terren deri tani janë evidencuar rreth 10.000 krerë dele të ngordhura.

Në konferencën për shtyp në Ministër, ministri u bëri thirrje blegtorëve që t’i respektojnë me rigorozitet rekomandimet, t’i raportojnë në kohë rastet e dyshimta dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve të përbashkëta pa dezinfektim paraprak, duke theksuar se qethja me gërshërë të pazinfektuara është treguar si një nga rreziqet kryesore.

Institucionet tashmë po ndërmarrin aktivitete për sigurimin e vaksinave përmes Komisionit Evropian, Turqisë dhe Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Sigurimi i vaksinave nuk do të thotë automatikisht fillim i vaksinimit. Vendimi do të bazohet në vlerësimin profesional të situatës epidemiologjike, rrezikut dhe pasojave të mundshme veterinare-shëndetësore dhe ekonomike të vaksinimit – theksoi Serafimovski.

Për blegtorët e prekur është përcaktuar një model kompensimi përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa janë në vazhdim përgatitjet për sigurimin e mjeteve për pagesë.

Jemi të vetëdijshëm se për shumë familje blegtoria është veprimtari bazë dhe burim ekzistence, por masat duhet të respektohen. Gjashtë muaj nuk lejohet që në të njëjtën fermë të futet përsëri fond i ri bagëtish – theksoi ministri.

Organet kompetente e ndjekin situatën edhe në vendet fqinje, dhe është realizuar edhe një takim pune me institucionet në Serbi për shkëmbim përvojash.

Patëm një takim pune me institucionet kompetente në Serbi për shkëmbim informacionesh dhe përvojash, ndërsa e ndjekim me kujdes situatën edhe në Greqi. Për momentin sfida më e madhe për ne mbeten lisë te delet dhe po bëjmë gjithçka për të zbutur goditjen dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes – deklaroi Serafimovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër