Shasivari: Pavarësia na bashkon. Drejtësia na barazon. Evropa është e ardhmja jonë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Shasivari uron pavarësinë e RMV-së: Sot festojmë 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Republikës, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë moderne.

Pavarësia është arritje historike, por mbi të gjitha është përgjegjësi për ta ndërtuar dhe forcuar shtetin çdo ditë.

Një shtet i fortë është shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë, drejtësia është e pavarur dhe institucionet janë profesionale, të përgjegjshme dhe të besueshme.

Maqedonia është shtet i qytetarëve të ndryshëm, por me një të ardhme të përbashkët. Diversiteti ynë etnik, gjuhësor dhe kulturor nuk është dobësi – është vlerë dhe forcë e shtetit tonë.

Si Ministër i Drejtësisë, besoj se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes sundimit të ligjit, reformave të qëndrueshme, respektimit të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit dhe institucioneve që japin drejtësi për të gjithë, pa dallim.

Evropa nuk ndërtohet vetëm me deklarata. Evropa ndërtohet me ligje të mira, institucione të forta dhe drejtësi që funksionon.

Në këtë ditë të shënuar, le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shtet më të drejtë, më të fortë dhe më evropian.

Ky vend është nderi ynë, e ardhmja jonë dhe dashuria jonë. Zgjedhja jonë e vërtetë është ta ndërtojmë, ta forcojmë dhe ta lartësojmë për brezat që vijnë.

Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!

Pavarësia na bashkon. Drejtësia na barazon. Evropa është e ardhmja jonë.

Qoftë gjithmonë e bekuar Maqedonia jonë!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër