Italia përjeton verën më të nxehtë në histori

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Italia regjistroi këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, kur nisën regjistrimet zyrtare të temperaturave, njoftoi sot Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (CNR).

Temperatura mesatare gjatë verës arriti në 24,3 gradë Celsius në rang kombëtar.

Veçanërisht i nxehtë ishte muaji gusht, me një temperaturë mesatare prej 25,6 gradë Celsius.

Kjo shifër tejkalon rekordet e mëparshme prej 24,6 gradë Celsius në gusht 2024 dhe 24 gradë Celsius në gusht 2017.

Sipas studiuesve, të dhënat tregojnë se viti 2026 mund të rezultojë gjithashtu viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Itali që nga viti 1950.

Gjatë verës, Italia u përball me disa valë të të nxehtit ekstrem, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm në qytetet kryesore.

Ministria e Shëndetësisë shpalli vazhdimisht alarmin e kuq për temperaturat e larta, duke paralajmëruar se nxehtësia ekstreme mund të përbënte rrezik për shëndetin edhe për personat e shëndetshëm.

Temperaturat e larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit, e bënë qëndrimin në ambientet e jashtme, veçanërisht të vështirë dhe të pakëndshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër