​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është përfshirë në përplasjet publike me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Ajo e ka quajtur Abdixhikun humbës të trefishtë të zgjedhjeve si dhe përgjegjës kryesor të degradimit dhe përçarjes së LDK-së.

“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK… Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.

Bajrami i reagoi Abdixhikut, i cili gjatë ditës tha se nuk rrotullohet shteti për ambicie personale, duke folur për kërkesën e Avdullah Hotit për mbajtjen e një konvente të re në LDK për lidership të ri. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër