Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Takimi, i cili ishte i pari mes tyre, u fokusua në diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, përfshirë punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të punës së institucioneve të drejtësisë.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, theksoi se misioni evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në mbështetjen e punës dhe përkushtimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër