Të shtëna në hyrje të Haraçinës, plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator Zhurnal.mk – Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, kur nga një automjet është qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit. Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, në automjet ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre dyshohet se e njihte të plagosurin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në incident. Sipas burimeve të televizionit Alsat, personi i plagosur dyshohet të jetë këngëtari Aziz Murati. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile. (Alsat-M)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër