Dorëzohet para organeve ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami

Nga D V
80 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është dorëzuar organeve të ndjekjes, pasi ishte në arrati.

Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, vullnetarisht dhe në këmbë është paraqitur pranë organeve kompetente.

Ndaj Bajramit ishte lëshuar masa “arrest”, me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5, të Kodit Penal.

Masa është konfirmuar, pas së cilës Bajrami është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme pranë organeve kompetente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër