Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga e shtuna, më 12.09.2026, sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Safe City” fillon të funksionojë edhe në territorin e SPB Veles.

Pas kryerjes së verifikimeve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët e territorit të SPB Veles.

“Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontrolli më i madh dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulimi në kohë i shkeljeve të rregullave rrugore, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore”.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër