Bekim Sali: Po bisedojmë me disa deputetë të opozitës shqiptare që t’i bashkohen shumicës parlamentare

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe sekretari i përgjithshëm i VLEN-it, Bekim Sali, ka deklaruar se koalicioni qeverisës po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me deputetë nga opozita shqiptare, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre t’i bashkohen shumicës parlamentare.

Në një prononcim për portalin Lideri.mk, Sali tha se pas shpërbërjes së koalicionit „Fronti Evropian“, subjektet që e përbënin atë janë të lira të veprojnë në skenën politike dhe se me disa prej deputetëve opozitarë ka komunikim të vazhdueshëm.

„Pas shpërbërjes së koalicionit Fronti Evropian, natyrisht që partitë që përbënin këtë koalicion janë të lira në skenën politike. Qëndrimet e tyre kohë pas kohe janë në interes edhe të shtetit, edhe të qytetarëve shqiptarë në vendin tonë. Kemi komunikim të vazhdueshëm, edhe pse janë pjesë e opozitës. Ne jemi kolegë dhe shpresoj që në të ardhmen do të reflektojnë pozitivisht“, tha Sali.

Ai nuk zbuloi numrin e deputetëve me të cilët, sipas tij, po zhvillohen bisedime, por konfirmoi se bëhet fjalë për disa deputetë.
„Për shkak se subjekti është në përgatitje të kongresit, nuk kisha dashur të hyj në detaje dhe besoj që në të ardhmen do të ketë reflektim. Nuk dua të cek numra, por janë disa deputetë“, deklaroi Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër