Stefkovski në tryezë të rrumbullakët të UNDP: Komuna e Gazi Babës e konfirmuar si një nga më transparentet në Shkup

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga UNDP Maqedonia me rastin e 15 shtatorit – Ditës së Demokracisë, kushtuar transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike.

Siç theksoi ai, është nder i veçantë që Komuna e Gazi Babës ka qenë e ftuar si një nga komunat më transparente në Shkup, gjë që përfaqëson konfirmim për punën e deritanishme.

„Komuna nuk është ndërtesë, administratë apo funksion – komuna janë qytetarët. Prandaj i kthyem në funksion bashkësitë lokale dhe urbane, si mekanizëm i vërtetë përmes të cilit i dëgjojmë nevojat e qytetarëve nga çdo lagje dhe vendbanim“, porositi Stefkovski.

Ai kujtoi se në Komunë janë futur financat e hapura, buxheti qytetar, raporti vjetor para qytetarëve dhe transmetimet direkte nga seancat e Këshillit, me qëllim hapje të plotë ndaj publikut. Sipas tij, transparenca fillon me vullnet politik, ndërsa qytetarët janë partneri më i rëndësishëm në menaxhim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër