Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në RMV

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Në fund të tetorit pritet të prezantohet aplikacioni shtetëror „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund të kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në telefon.

Dokumentet fizike do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa pranimi i versioneve digjitale nga institucionet do të bëhet gradualisht, pasi ato duhet të përshtaten teknikisht.

Aplikacioni nuk do të jetë i detyrueshëm. Në të ardhmen pritet të përfshihen edhe diplomat, dëftesa, certifikata dhe dokumente të tjera.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni tashmë është testuar nga disa mijëra qytetarë, ndërsa janë marrë rreth 200 sugjerime për përmirësime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër