Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator Zhurnal.mk – Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ai në një njoftim ka bërë të ditur se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka bërë të ditur ai.

Pushkolli është duke u mbajtur në pikën kufitare dhe pritet të intervistohet nga pala maqedonase.

Para dy vjetësh, edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, qe arrestuar në Maqedoni me urdhërarrest të Serbisë.

E gjatë ditës së sotme, një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bajrami Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga Kroacia me urdhërarrest të Serbisë, u lirua.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër