Shasivari: Kodi Penal deri në fillim të tetorit shkon për mendim, për Zgjedhorin do të ketë takime me partitë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot deklaroi se po punohet në përgatitjen e Kodit Penal dhe se pritet deri në javën e parë të tetorit ai të dërgohet për mendim.

„Jemi në përgatitje të Kodit Penal. Grupi i punës u takua dje dhe presim deri në javën e parë të tetorit ta dërgojmë për mendim“, tha Shasivari duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve.

Ai shtoi se më pas ligji institucionalisht do të dorëzohet në hapat e mëtejshëm për miratimin e tij.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, Shasivari paralajmëroi takime me përfaqësues të partive politike, grupeve parlamentare, deputetëve dhe faktorëve të tjerë të përfshirë në proces.

„Kodi Zgjedhor miratohet me konsensus dhe duhet të vendoset dialog dhe partneritet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe aktorët që janë të rëndësishëm në atë proces“, tha ministri.

Ai paralajmëroi se në periudhën që pason do të mbajë takime me përfaqësuesit politikë dhe parlamentarë relevantë me qëllim që të përmbyllet procesi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër