Mickoski në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka uruar festën të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, përcjell TV21.

“Diversiteti ynë është forca jonë, ndërsa bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi janë themelet mbi të cilat ndërtojmë shtetin tonë”, shkroi sot në një postim në Facebook kryeministri.

Në postim thuhet se boshnjakët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike, me identitetin, traditën dhe kontributin e tyre të pasur kulturor në zhvillimin e shtetit.

“Ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie, me bindjen se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, respekt dhe besim”, ka porositur kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër