Nga 1 deri më 30 tetor 2026 vazhdimi i së drejtës për bursë studentore

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton të gjithë përfituesit e të drejtës për bursë studentore, të realizuar në ndonjërin nga vitet e mëparshme akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e së drejtës për bursë, se afati për aplikim është nga 1 deri më 30 tetor 2026.

Për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore, përfituesi duhet t’i bashkëngjisë në mënyrë elektronike dokumentet e radhës: vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, përkatësisht vitit të studimeve;
vërtetim me provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti; vërtetim për provimet e parashikuara dhe të dhëna -formular i plotësuar dhe i vërtetuar nga fakulteti, ku shënohet suksesi i viteve të mëparshme, si dëshmi se studenti ka dhënë 80 për qind, përkatësisht 90 për qind të provimeve të parashikuara, në varësi të llojit të bursës që shfrytëzon, gjegjësisht e ka ruajtur mesataren e suksesit gjatë studimeve, në përputhje me kontratën;
indeksin nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të verifikuar.

MASH në njoftim sqaron se dokumentet duhet të ngarkohen në mënyrë elektronike së bashku me dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa thekson se për çdo informacion ose pyetje, studentët mund të drejtohen në adresën elektronike studentskii.stipendii@mon.gov.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër