Shasivari I bën thirrje partive politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Të mërkurën, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, do të bëjë një përpjekje të re për t’i ulur në një tryezë të përbashkët përfaqësuesit e partive parlamentare, me qëllim harmonizimin e qëndrimeve rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por edhe dallimeve që ekzistojnë mes tyre.

Nga “Levica”, e cila ka reaguar më së shumti për reklamimin politik gjatë fushatave zgjedhore, thanë se do ta presin takimin e së mërkurës dhe se do të marrin pjesë në të, por presin që edhe partitë e tjera parlamentare t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Si mundësi që po shqyrtohen më tej, nuk përjashtohet as mundësia që propozimet e tyre t’ua dorëzojnë në mënyrë etapore grupeve parlamentare, nëse edhe kjo përpjekje dështon.

Nga LSDM-ja, thonë se pozicionet e tyre mbeten të pandryshuara, deri në miratimin e kërkesave të tyre për votimin e diasporës, por edhe vërejtjeve që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit dhe rrethimit të fletës së votimit, pasi sipas tyre, kjo mund të çojë në manipulime zgjedhore.

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë një njësi zgjedhore dhe rritjen e mjeteve për partitë më të vogla, nëse arrihet marrëveshje për Kod të ri Zgjedhor. Megjithatë, kanë theksuar se diaspora mbetet prioritet strategjik dhe kanë propozuar votimin përmes postës si një nga modelet e mundshme.

Edhe pse në Kuvend janë zhvilluar shpesh koordinime për këtë çështje, partitë opozitare kishin paralajmëruar rreth 13 mijë amendamente.

Ndërkaq, opozitarja LSDM, që në fillim të përpjekjeve të reja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kishte paralajmëruar 10 mijë amendamente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër