Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Në rrugën “Metodija Mitevski”, në lagjen Fushë Tophanë, sot u realizua një tjetër intervenim në gjelbërimin publik.
Tetë drunj u krasitën, ndërsa tre drunj të tharë u prenë dhe u larguan, me qëllim eliminimin e rrezikut dhe mirëmbajtjen e sigurt të hapësirës përreth objekteve të banimit. Në pjesët ku qasja me mekanizëm është e kufizuar, ekipet punuan edhe me metodën e specializuar tree climbing.
Në terren ishte edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i cili ndoqi nga afër realizimin e intervenimeve. Punimet janë pjesë e aksionit më të gjerë të Komunës së Çairit për krasitjen dhe largimin e drunjve të tharë dhe të rrezikshëm në territorin e komunës.
