Aksion policor në Maqedoni, policia po bastis në 30 lokacione!

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Prilepi që nga orët e hershme të mëngjesit është nën prani të shtuar policore, ndërsa në disa lokacione janë vendosur njësi speciale dhe zyrtarë policorë të uniformuar.

Sipas informacioneve fillestare, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, po zhvillon kontrolle dhe bastisje në rreth 30 lokacione në qytet dhe rrethinë.Aksioni është i koordinuar dhe, sipas informacioneve jozyrtare, është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj një strukture të dyshuar kriminale të organizuar. Hetimi dyshohet se lidhet me aktivitete të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike.

Jozyrtarisht, në mesin e personave që janë përfshirë në kontrolle ndodhen edhe pjesëtarë të strukturave policore, për të cilët po hetohen lidhje të mundshme me persona ose aktivitete që janë objekt i hetimit.Në terren ndodhet një numër i madh i zyrtarëve policorë, ndërsa kontrolle dhe bastisje po kryhen në disa lokacione në Prilep dhe në zonën përreth.Deri tani, MPB-ja nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër