Mickoski në prag të takimit me Von der Leyen: Jemi të përgatitur për bisedë dhe zgjidhje

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me akuzat nga opozita për bllokimin e rrugës euro-integruese dhe në prag të takimit të nesërm me Ursula Von der Leyen, nëse do të hapet ky çështje, deklaroi:

“Epo mirë, ne e kemi thënë qëndrimin tonë shumë herë deri tani për atë çështje. Unë nuk kam çfarë të shtoj në atë që kam thënë dhe nuk e di nëse ndonjëherë ia vlen të komentohet qëndrimi i opozitës e cila çdo ditë është, do të thosha, gjithnjë e më radikale dhe duket sikur të ketë ardhur nga ndonjë porosi Ali Express e ndonjë partie tjetër opozitare. Kështu që atë pjesë të opozitës nuk do të doja ta komentoj. Ndërsa qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta, ne jemi të përgatitur të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë zgjidhje.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër