Tiranë, 30 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve sa i përket eficiencës së investimeve publike në vendin tonë, të cilat janë pjesë e raportit që pritet të publikohet së shpejti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë takimit u evidentuan progresi dhe përmirësimet e ndjeshme që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit në drejtim të planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike.
Investimet publike në vendin tonë kanë qenë në rreth 6.5% të PBB-së.
