LSDM: Stoilkoviqi të shkarkohet, po zbaton agjendë serbo-ruse

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – LSDM-ja kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të pushtetit lokal, Ivan Stoilkoviq, i cili, sipas kësaj partie, po e zbaton agjendën serbo-ruse.

“Kësaj radhe në Manastir, përkrah Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit- Zavetnica, ministre në qeverinë teknike të Serbisë, ish-radikale e Sheshelit, ajo i quan forcat e NATO-s “imperialistë të NATO-s” dhe thotë se kanë dashur ta rrethojnë Rusinë, pretendon se në Kiev ishin vendosur “pushtete kukulla“ dhe se Rusia ishte „e detyruar“ të ndërmerrte aksion kundër neonazizmit. Ajo deklaroi publikisht: në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mlladiqin thotë: gjeneral i Republikës Serbe, njeri që e mbronte popullin. Mlladiqi është kriminel lufte i dënuar. Kjo nuk është histori. Kjo është politikë që relativizon krimet dhe i thellon ndarjet.”, thekson LSDM.
Sipas partisë opozitare: “Stoilkoviqi nuk qëndron rastësisht pranë saj. Bashkëpunëtor i BIA-s. Ministër që punon për interesa ruse dhe kineze.”, thekson LSDM-ja, e cila e kritikon Stoilkoviqin edhe për pjesëmarrje në fushatën e SNS-së, së Aleksandar Vuçiqit në Serbi dhe regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë për të votuar në Serbi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër