Tarran dhe Metani diskutojnë forcimin e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor dhe çështje që lidhen me mandatin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas Prezencës së OSBE-së, në qendër të diskutimeve ishte roli i ILD-së në garantimin e llogaridhënies në sistemin gjyqësor, përfshirë trajtimin e ankesave dhe çështjeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tarran dhe Metani shkëmbyen pikëpamje edhe mbi rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt ligjor, konsistencës dhe pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë.

Në takim u diskutua gjithashtu për dhënien efektive të drejtësisë dhe forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër